Hapet baza më e madhe ushtarake amerikane në botë

0 67

Baza më e madhe ushtarake amerikane në botë, pavarësisht nga marrëveshja e presidentit amerikan Donald Trump, për uljen e pranisë ushtarake amerikane në Korenë e Jugut u hap pranë Seulit.

Gjeneral Vincent Keith Brooks, komandant i forcave të Shteteve të Bashkuara në Korenë e Jugut, të premten në hapjen e bazës ushtarake, tha se rreth 43,000 njerëz, duke përfshirë personelin ushtarak dhe anëtarët e tyre të familjes, do të vendosen në këtë bazë deri në fund të vitit 2022.

Donald Trump, president i Shteteve të Bashkuara, më 12 qershor në takim me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, kishte premtuar të ndalonte manovrat e përbashkëta ushtarake dhe të reduktojë trupat amerikane në Korenë e Jugut. Baza ushtarake, është e vendosur rreth 70 kilometra në jug të kryeqytetit të Koresë së Jugut Seul, përkatësisht në provincën Pyeongtaek.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: