Fillon armatosja masive për Gjermaninë, nuk kishte ndodhur që prej Luftës së Dytë Botërore

0 17

Pas kritikave të shumta për gjendjen e keqe në pajisjen e ushtrisë, autoritetet kanë nisur një ofensivë për pajisje. Ministrja e Mbrojtjes von der Leyen planifikon të nënshkruajë 18 kontrata të reja vetëm për këtë vit.

Kontratat e parashikuara të jepen këtë vit kapin shumën prej 25 milionë euro, njoftojnë gazetat “Handelsblatt” dhe “Bild”.

Burimet e këtyre gazetave thonë se 18 kontratat e parashikuara për këtë vit janë pjesë e projekteve të shumta të nisura në janar dhe shkurt, kur është paraqitur një listë e pajisjeve të domosdoshme të ushtrisë gjermane. Autoritetet e ministrisë së Mbrojtjes e kanë konfirmuar se ekzistojnë planet e këtilla, por pa dhënë detaje të tjera.

Gazeta Welt njofton se ndër projektet e parashikuara është edhe blerja e dronave izraelite HeronTP, për të cilat partitë e Unionit dhe SPD kanë rënë dakord edhe në marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Marrëveshja për nëntë vitet e ardhshme do të kushtojë 1,024 miliardë Euro.

Marrëveshjet për shfrytëzimin e dronave Heron 1 në Afganistan dhe Mali do të zgjatet për periudhën deri në shkurt të vitit 2020.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes tha se dronat duhet të jenë të afta edhe për bartjen e armëve, por vendimi nëse vërtet do të jenë të armatosura në misionet e tyre do të merret më vonë. Marrëveshja e koalicionit nuk parasheh përdorimin e dronave të armatosura në misionet e tyre në këto vende.

Lidhur me pajisjet dhe armatimet duhet të darkordohet edhe Bundestagu, pas konstatimit nëse kontratat janë në përputhje me Kushtetutën, të drejtën ndërkombëtare dhe vlerat etike. Huazimi i dronave izraelite është një nga projektet më të rëndësishme të armatimeve në ministrinë e Mbrojtjes. Marrëveshja ka dështuar në mandatin e kaluar për shkak të rezistencës së partisë socialdemokrate.

Më shumë avionë dhe helikopterrë

Bundeswehri duhet të pajiset edhe me shtatë helikopterrë dhe gjashtë avionë transportues C-130J Hercules, të cilët prodhohen në Évreux të Francës.

Ministrja von der Leyen do të vazhdojë edhe marrëveshjen për përdorimin e avionëve ukrainas Antonov, në periudhën 2019 – 2021.

Qëllimi është që të zvoglohen pasojat nga prishjet e mundshme të avionëve Airbus A400M.

Në listën e gjërave që do të porositen është edhe teknologjia e radarëve për Eurofighter, pajisjet detektuese, përmirësimin e tankseve Puma, helikopterrët NH90, hedhësit e raketave dhe gjëra të tjera. Janë planifikuar edhe një sasi e uniformave të reja për misionet luftarake.

Financimi i paqartë

Por financat për këto projekte ende nuk janë siguruar në tërësi. Autoritetet thonë se kjo është një listë aktuale. Ndërsa realizimi i projekteve varet nga financimi dhe ligji për buxhetin e vitit 2018./DW/

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: