Gazetarja e njohur befason ‘live’ në emision: Ndaj të njëjtën sëmundje më kryeministrin Rama, vetëm ai ma di

48

Për shkak të COVID-19, masat e vendosura për të ruajtur distancimin social, kanë bërë që plazhi të bëhet në kushte komplet të tjera nga ç`jemi mësuar të shohim këto vite. Këtë sezon veror, do duhet të bëhet plazh në rërë, pa shezlonge.

Gazetarja e njohur Iva Tiço u shpreh se ndan të njëjtën sëmundje nga e cila vuan edhe kryeministri Edi Rama, një hernie diskale, çka e bën të vështirë qëndrimin në plazh pa të paktën një shezlong.

“Unë marr vetëm librin me vete në plazh, por e vuaj mungesën e shezllongut se nuk kam se si të lexoj.

Unë ndaj të njëjtën sëmundje me kryeministrin Rama, që është një sëmundje në shpinë, një hernie diskale dhe ai duhet ta vuajë për vete dhe doja ti thoja aman po ti si ia bën nëse s’do rrish në shezllong, pra duhet ta dijë më mirë nga të gjithë që të paktën ne që vuajmë nga shpina nuk rrimë dot pa shezllong, këputemi në mes në këtë rast”, – u shpreh Tiço në Wake Up.

SHARE