Vajzat shqiptare, të parat në Europë që diplomohen në këto degë

0 14

Ndoshta për shumëkënd mund të duket e pabesueshme por vajzat shqiptare kanë rezultuar të jenë të parat në Europë që janë diplomuar në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri apo Matematikë.

Një studim i fundit nga dy psikologë dhe kërkues nga Universiteti i Misurit dhe i Leeds Beckett ka dalë në përfundimin se barazia gjinore mban larg gratë nga shkenca.

Por Shqipëria rezulton se është i vetmi vend i Europës, ku diplomohen më shumë gra se burra në shkencat ekzakte.

Në grafiku e ka publikuar nga InfoData e IlSole 24 ore, pas Shqipërisë, përqindjen më të lartë të grave të diplomuara në një nga drejtimet e mësipërme e ka Maqedonia, me 45.1%.

Vendet me barazi më të lartë janë vendet nordike, Finlanda dhe Norvegjia.

Por edhe pse gratë kanë arritur pozitën që duan në shoqëritë e këtyre vendeve, vetëm 27 dhe 29 për qind e grave kanë zgjedhur që të kenë një karrierë në shkencë.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: