Prezanton motin për 22 vjet, ka pamjen e njëjtë si ditën e parë kur doli në televizion (VIDEO)

0 4

Prezantuesja kineze është bërë sensacion në internet, për shkak të pamjes rinore dhe dukjes së njëjtë, sikurse të para dy dekadave.

Yang Dan që bën njoftimin për motin në një kanal shtetëror në Kinë, nuk duket më ndryshe se kur është paraqitur për herë të parë para 22 vitesh, gjegjësisht në vitin 1996, transmeton Telegrafi.

“Perëndesha që nuk plaket”, është quajtur 44-vjeçarja, në një përmbledhje që ka bërë mediumi ku ajo vazhdon të punojë. Filmimi i postuar në rrjetet sociale kineze, është bërë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, për tu shpërndarë më pas qindra herë.

“Shumë shikues , janë rritur duke e shikuar për çdo natë. Shumë të tjerë edhe janë plakur në të njëjtën kohë, por jo ajo”, është përshkrimi i përmbledhjes. Madje, shumë shikues kanë thënë se ajo duket edhe më e re, se në fillimin e karrierës. /Telegrafi/

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: