Kriptovalutat për një javë humbin 20% të vlerës

0 15

Vlera e tregut e kriptovalutave ka rënë ndjeshëm ditët e fundit. Që kur arriti pikën më të lartë vitin e kaluar, shumica e tyre kanë humbur mes 60 deri në 70 për qind të vlerës, ndërsa vlera e shumë prej këtyre monedhave ndryshon në bazë të trendit të Bitcoin.

Për tregun e kriptovalutave problemet vijuan edhe këtë javë pavarësisht se shpresat që një ditë stuhia të mbarojë nuk janë shuar për entuziastët, kurse të tjerët po shfrytëzojnë çmimet e ulëta për të përfituar, sepse besojnë që ky treg ka për t’u rikthyer.

Volumi i tregut ka ngelur i pandryshuar në 5.9 miliard dollarë në 24 orë.

Një rënie poshtë 5,900 dollarëve do të ishte lajm i keq për tregun. Megjithatë nëse demat arrijnë të fitojnë terren, rezistenca në vlerat 7,500 deri në 8,000 dollarë nuk është diçka e paarritshme.

Projeksionet tregojnë se aktualisht menaxhimi i vlerës 6,400 dollarë është më i prekshëm.

Aktualisht shumica e kriptovalutave janë në rritje por në shtatë ditët e fundit kanë qenë në tatëpjetë.

Ethereum ka rënë me 27.09 për qind në 379.69 dollarë. Ripple humbi 22.94 për qind në 0.49 dollarë. Bitcoin Cash ra me 33.03 për qind, ndërsa Litecoin me 28.97 për qind në 113.24 dollarë.

Deri më sot tregu ka qenë në një trend rënie që nga fillimi i 2018-së. Kontratat e shkurtra në Bitmex kanë vënë stoqe, shumë më tepër sesa kërkesa.

Tregtuesit kërkojnë dyfishimin e fundit. Disa prej tyre po ripozicionohen për të fituar nga një rikthim i papritur i vlerës. /Telegrafi/

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: