Ç’ka ndodhur me Cristiano Ronaldon? Ylli portugez shoqërohet nga forca të shumta policie në aeroport (VIDEO)

46

Cristiano Ronaldo më në fund është rikthyer në Torino. Në momentin që shpërtheu koronavirusi në Itali, ylli portugez bashkë me familjen e tij, morrën avionin dhe shkuan në Portugali për t’u vetëizoluar në Madeira.

Ditët e fundit, duke parë edhe zbutjen e pandemisë, Juventusi ka njoftuar që të gjithë lojtarët se duhet të rikthehen në Itali që të fillojnë me stërvitjet individuale, ndërsa ato grupore do të jenë më 18 maj.

Kështu, Cristiano Ronaldo u kthye mbrëmjen e djeshme në Torino. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, u prit në aeroport nga forca të shumta sigurie.

Ronaldo do të qëndrojë për 14 ditë i izoluar, sikurse edhe kërkohet nga autoritetet. Më pas ai do të jetë gati të stërvitet normalisht me ekipin, pasi do kenë filluar edhe stërvitjet në grup.

SHARE